Ndërlidhjet

Veriorët bllokojnë magjistralen Mitrovicë-Lleposaviq


Ilustrim
Ilustrim
Vazhdon të jetë e bllokuar magjistralja Mitrovicë-Lleposaviq, pas arrestimit të djeshëm të dy serbëve në pjesën veriore.

Sipas medieve serbe, policia evropiane ka arrestuar Zharko Vesellinoviq dhe Sllobodan Repiq.

Agjencia beta shkruan se asnjë mision ndërkombëtar nuk ka përdorur këtë magjistrale prej incidentit të djeshëm ku u lënduan dy pjesëtarë të policisë së EULEX-it.
Rruga është bllokuar të hënën pasdite.

Pjesëtarë të policisë evropiane, kanë prangosur dje fillimisht Sllobodan Repiq, i cili sipas agjencisë beta, ndërlidhet me plagosjen e Dushan Millosavleviq, që është zëvendësdrejtor i zyrës administrative të qeverisë së Prishtinës në veri.

Millosavljeviq është plagosur në dhjetor të vitit të kaluar.

Bashkë me Repiq është arrestuar edhe Zharko Vesellinoviq, për arsye të armëmbajtjes pa leje. Zharko është vëllau i vogël i Zvonko Vesellinoviq, i cili ishte cilësuar nga qeveria në Prishtinë, si shef i nëntokës në veri të Kosovës.

Repiq dhe Vesellinoviq pritet të dërgohen para gjykatës pas skadimit të afatit prej 48 orësh të ndalimit policor.
XS
SM
MD
LG