Ndërlidhjet

12 vdesin nga bombat në Nigeri, ushtria fajëson Boko Haram


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 12 veta janë vrarë në një seri të shpërthimeve që kanë tronditur pjesën veriore të Nigerisë, që është kryesisht e krishterë, njoftuan sot autoritetet.

Forcat e armatosura fajësojnë grupin islamist Boko Haram për këto sulme.

“Deri tani kemi konfirmime për 12 të vrarë...kurse shumë prej të lënduarve janë dërguar në spitale për trajtime”, thotë një komunikatë e ushtrisë e lëshuar pas shpërthimeve që ngjan të hënën mbrëma.

Sulmi besohet se është kryer me disa pako të mbushura me eksploziv në zonën Sabon Gari të Kanos, që është e banuar me shumicë të krishterë.

Të paktën katër shpërthime të fuqishme janë dëgjuar të hënën mbrëma, ndërsa të gjitha kishin për cakt kafeteritë e lagjes.
XS
SM
MD
LG