Ndërlidhjet

MPJ: Mali i Zi e hap ambasadën në Kosovë


Ministri i jashtem i Kosoves, Enver Hoxhaj pranon nga Radovan Miljaniq, letrat e emerimit si i ngarkuar me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë, 30 korrik 2013
Ministri i jashtem i Kosoves, Enver Hoxhaj pranon nga Radovan Miljaniq, letrat e emerimit si i ngarkuar me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë, 30 korrik 2013
Radovan Miljaniq do të jetë i ngarkuari i me punë në Ambasadën e Malit të Zi që sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme, ka dorëzuar të martën letrat e emërimit në këtë pozitë.

Letra i është dorëzuar ministrit të jashtëm, Enver Hoxhaj i cili gjithëmonë sipas komunikatës ka thënë se edhe Kosova së shpejti do e emërojë përfaqësuesin e vet në Malin e Zi.

Kryediplomati kosovar gjatë takimit thuhet se ka vlerësuar “bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve duke shprehur vullnetin për fuqizimin e këtyre marrëdhënieve me Malin e Zi në shumë fusha”.

Ndërkaq, komunikata e MPJ-së së Kosovës ka thënë se i ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljaniq, është shprehur se do të punojë në “fuqizim të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy shteteve”.
XS
SM
MD
LG