Ndërlidhjet

Kazakistani e largon një prift ortodoks nga shteti


Ati Sophrony në Kazakistan

Ati Sophrony në Kazakistan

Një gjykatë e Kazakistanit ka urdhëruar një prift ortodoks që të largohet për arsye të shkeljeve administrative.

Gjykata gjithashtu ka vendosur që Ati Sophrony nuk ka leje qëndrimi valide.

Prifti ortodoks emri i të cilit është Petr Evtiheev, është nënshtetas rus.

Të martën, Ati Sophrony ja ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë vendimin dhe ka thënë se do e apelojë.

Apeli duhet të paraqitet brenda 15 ditësh.

Ati Sophrony e udhëheqë një jetimore dhe një shtepi për persona të moshuar në afërsi të Almatit.

Ai ka qenë duke jetuar në Kazakistan prej vitit 1991, ku edhe është diplomuar në një seminar fetar.

Shërbimi i Kazakistanit në Radion Evropa e Lirë njofton se institucionet që udhëhiqen nga Ati Sophrony, ofrojnë kulm mbi kokë për 113 fëmijë dhe 120 persona të moshuar dhe me aftësi të kufizuar.

SHBA-të e kanë kritikuar së fundi Kazakistanin me dyshimin se ka shkelur liritë fetare.
XS
SM
MD
LG