Ndërlidhjet

Hussain besohet se është zgjedhur president i Pakistanit


Kandidati i Ligës Myslimane të Pakistanit për president, Mamnoon Hussain, 24 korrik, 2013

Kandidati i Ligës Myslimane të Pakistanit për president, Mamnoon Hussain, 24 korrik, 2013

Rezultatet e para tregojnë se Mamnoon Hussain, kandidati i partisë së kryeministrit, Nawaz Sharif nga Liga Myslimane e Pakistanit, ka fituar shumicën absolute të votave të ligjvënësve dhe do të jetë presidenti i ardhshëm i këtij vendi.


Më se 1000 anëtarë të parlamenteve nacionale dhe të asambleve legjislative të katër provincave kanë votuar sot për postin, kryesisht ceremonial të kryetarit të shtetit.

Fituesi i këtyre zgjedhjeve e zëvendëson presidentin Asif Ali Zardari, të cilit në shtator i skadon mandati pesëvjeçar.
XS
SM
MD
LG