Ndërlidhjet

Vdes krijuesi i "qytetarëve të botës", Davis


I vetëdeklaruari "qyetar i botës", Garry Davis gjatë paraqitjes para një gjykate penale në Paris, 4 tetor, 1949
I vetëdeklaruari "qyetar i botës", Garry Davis gjatë paraqitjes para një gjykate penale në Paris, 4 tetor, 1949
Ka vdekur aktivisti për paqe, Garry Davis, i cili kishte hequr dorë nga nënshtetësia amerikane në fillim të luftës së ftohtë dhe e kishte krijuar një qeveri për personat e vetdeklaruar si “qytetarë të botës”.

Krahu ekzekutiv i Qeverisë Botërore të Qytetarëve të Botës ka njoftuar të hënën se Davis ndërroi jetë në Vermont më 24 korrik, vetëm tre ditë para se të bëhej 92 vjeç.

Nuk është dhënë arsyeja e vdekjes.

Davis, një aktor teatri i cili ka pilotuar aeroplan bombardues B-17 mbi Gjermaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka hyrë në ambasadën amerikane në Paris më 1948 për të hequr dorë nga nënshtetësia amerikane e tij dhe duke u deklaruar si qytetar i botës.

Jo shumë kohë pas kësaj, ai i ka bërë thirrje OKB-së që të bëhej qeveria e vetme e botës, një ide kjo e përkrahur nga Albert Einstein, Albert Camus dhe Albert Schweitzer.
XS
SM
MD
LG