Ndërlidhjet

Comey konfirmohet se do jetë drejtor i FBI-së


James Comey Jr. është konfirmuar nga Senati amerikan se do jetë drejtori i ri i FBI-së, 9 korrik, 2013

James Comey Jr. është konfirmuar nga Senati amerikan se do jetë drejtori i ri i FBI-së, 9 korrik, 2013

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka konfirmuar ish prokurorin e përgjithshëm amerikan, James Comey, si drejtorin e ardhshëm të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI.

Në një votim që u mbajt vonë të hënën, Comey morri 93 vota pro dhe një kundër duke u bërë kështu nominim i sukseshëm i presidentit Barack Obama për postin në fjalë.

Comey do e zëvendësojë shefin në largim të FBI-së, Robert Mueller, i cili nga kjo pozitë do largohet në shtator.

Mueller e ka udhëhequr FBI-në për 12 vjet, ndërsa punën e kishte nisur menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.
XS
SM
MD
LG