Ndërlidhjet

logo-print

Vetëm gjithëpërfshirja politike nxjerr Egjiptin nga kriza

  • RFE /RL

Pamje nga Egjipti

Pamje nga Egjipti

Kryediplomatja evropiane Catherine Ashton fton të gjitha palët në Egjipt që të zgjidhin krizën e përgjakshme përmes bisedimeve.

Thirrja e saj erdhi pas takimit që pati me presidentin e përmbysur Mohamed Morsi, largimin e të cilit me dhunë e kritikoi.

Shefja e diplomacisë evropiane ka arritur në Egjipt për të ndërmjetësuar një zgjidhje eventuale të krizës, që u krijuar më 3 korrik, kur ushtria ka ndërhyrë për rrëzuar nga pushteti presidentin islamist.

Ashton vizitoi Morsi në vendin ku po mbahet prej se është përmbysur nga posti.

Ka biseduar me të dy orë.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian ka takuar edhe komandantin e ushtrisë së Egjiptit, gjeneralin Abdel Fattah al-Sisi, liderë të qeverisë së përkohshme si dhe opozitarët islamist.

Gjatë një konference për shtyp të martën në Kajro, Ashton tha se presidenti i përmbysur është mirë me shëndet, dhe se ka qasje të përditshme në mjetet e informimit.

Sipas saj, biseda dy orëshe me Morsi ishte produktive, dhe se madje ai i ka dërguar të fala simpatizuesve e familjes.

"Ai [Mohamed Morsi] është mirë dhe ne kishim bisedë miqësore, të hapur dhe shumë të sinqertë për dy orë sa u pamë. Unë e pash se ku po qëndron – nuk e di se në cilin vend është, sepse nuk e kam pa objekti – dhe kishim bisedë të këndshme”, u tha ajo gazetarëve në Kajro, të cilëve refuzoi t’u tregojë detajet e bisedës.

Madje refuzoi të flasë edhe për propozimin që mund t’i ketë bërë atij si alternativë për ndërprerjen e krizës politike në Egjipt.

Mohamed Morsi po mbahet nën kujdestarinë e ushtrisë për krimet që ndërlidhen me ikjen e tij nga burgu në vitin 2011 gjatë kryengritjes që çoi në përmbysjen e sunduesit Hosni Mubarak.

Që nga 3 korriku, nuk dihet vendndodhja e tij, kurse familjarët e Morsi ka paralajmëruar se do të padit ushtrinë për kidnapim të tij.

Pas këtij lajmërimi, ishin shtuar tensionet dhe protestat gjithandej Egjiptit, që rezultuan në vdekjen e 50 protestuesve.

Ashton u tha medieve që u ka përcjell të gjitha palëve që ka takuar se kriza në Egjipt mund të zgjidhet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës politik.

"Ju kam bërë thirrje të gjithëve që të mendojnë me shumë kujdes dhe të përfshihen të gjithë në proces, sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme që, atë që unë e quaj ‘ndërtim i demokracisë funksionale’, të vazhdoj: pra një qeverie civile, zgjedhjet, nëse kjo është ajo për të cilën gjë pajtohen palët, dhe pjesëmarrja gjithëpërfshirëse në ndërtimin e institucioneve që do të siguronte demokraci më të zhvilluar për të ardhmen e shtetit”, porositi Ashton.

Kryediplomatja evropiane tha se ajo nuk do të përfaqësojë pikëpamjet e Morsi, sepse ai nuk mund ta përmirësoj atë nëse gabon duke e interpretuar.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton është zyrtarja e parë perëndimore që takon presidentin e përmbysur dhe flet publikisht për gjendjen e tij.

Kjo është vizita e saj e dytë që kur kanë shpërthyer trazirat e përgjakshme në Egjipt, duke lënë të vdekur afro 300 protestues.

Në anën tjetër ministri i jashtëm i Francës, Laurant Fabius, duke folur të martën para gazetarëve në Paris ka kërkuar lirimin e Muhammad Morsi.

Situata në Egjipt është kritike, shumë kritike. Franca bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe për lirimin e të burgosurve politik, duke e përfshirë edhe ish presidentin, Muhammad Morsi”, ka thënë Fabius.

Përkundër thirrjeve të shumta nga perëndimi, dhuna në Egjipt nuk ka të ndalur, ndërsa protestat rivale sa vijnë e shtohen.

Vëllazëria Myslimane, që përkrah Morsin ka bërë të ditur se nuk do të tërheqë “protestat paqësore” nga rrugët deri në kthimin e tij në pushtet.

Kurse ushtria dhe policia I kanë dhënë ultimatum disa herë protestuesve islamist që të ndërpresin protestat dhe lirojnë rrugët, në të kundërtën do të ndërhyjë dhunshëm.

Përkrahësit e Mohamed Morsi kanë akuzuar forcat e sigurisë për vrasjen e qindra protestuesve, akuza këto që janë hedh poshtë nga ta.

Akuza të njëjta ka hedh edhe Human Rights Watch, e cila për protestat e vikendit të kaluar, ku u vranë afro 100 protestues, ka akuzuar policinë se ka “shtënë për të vrarë” demonstruesit që ishin ulur në rrugë.(f.aliu)
XS
SM
MD
LG