Ndërlidhjet

logo-print

Qëndrime kundërthënëse për ligjin e mediave në Maqedoni


Ministri i Informacionit në Maqedoni, Ivo Ivanovski, 03 Janar 2012

Ministri i Informacionit në Maqedoni, Ivo Ivanovski, 03 Janar 2012

Ministri maqedonas i informacionit, Ivo Ivanovski, ju ka thënë deputetëve, gazetarëve dhe misioneve të ndryshme ndërkombëtare se ligji që e rregullon punën e mediave në këtë shtet siguron gazetari të pavarur, liri të shprehjes dhe më shumë të drejta për gazetarët.

Ivanovski tha se ligji njëherit parasheh obligime më të mëdha për pronarët e mediave me qëllim që të mundësohet zhvillim i sektorit medial.

Por këtë qëndrim e ka kundërshtuar krytari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani duke theksuar se me këtë ligj “i mirret fryma e fundit fjalës së lirë”.

Selmani madje ka kërkuar nga depuetet e mazhorancës që të mos e votojnë ligjin e mediave ngase siç është shprehur ai duhet të llogarisin se nuk do të jenë përjetë në pushtet


“Deputetët le të mendojnë mirë para se ta votojnë, sepse me të do t’i shkaktohet dëm i madh vendit. Përcaktimi për lirinë e shprehjes është vënë si ultimatum nga Komisioni Evropian. Mbrojtja e së drejtës së shprehjes paraqet gur themel të çdo shoqërie. Ftoj deputetët nga pushteti të mendojnë si opozitë në momentin e votimit, sepse nuk do të doja t’i shihnin pasojat e këtij ligji kur nuk do të ishin më në pushtet”, është shpehur në debatin rreth ligjit për media në parlamentin e Maqedonisë, Selmani.

Ndryshe deputetët e bllokut opozitar edhe sot kanë qenë të veshur me bluza “Liri për Kezhon”, me qëllim që të mbështesin gazetarin, Tomisllav Kezharovski, i cili që tre muaj është në paraburgim meqë ka bërë publike emrin e një dëshmitari të mbrojtur.
XS
SM
MD
LG