Ndërlidhjet

Obama takon negociatorët izraelit dhe palestinez


Presidenti SHBA-ve, Barack Obama
Presidenti SHBA-ve, Barack Obama
Presidenti Barack Obama është takuar privatisht me negociatorët izraelito palestinez një ditë pasi ata i kanë nisur negocuatat direkte për paqe në Washington.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i cili ka folur në kushte anonimiteti ka thënë se Barack Obama po takohet të martën në Washington me negociatorët izraelit dhe ata palestinezë, më sakt Tzipi Livni dhe Saeb Erekat, që janë të përfshirë në një raund të ri të bisedimeve për paqe.

Lajmi është bërë i ditur derisa negociatat në mes të izraelitëve dhe palestinezëve pritet të vazhdojnë me një takim të dytë të martën.

KJo është hera e parë në tri vjetë që palët po mbajnë negociata direkte për të arritur një marrëveshje paqeje.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, pritet të ndërmjetësojë takimin në mes të kryenegociatores izraelite, Tzipi Livni dhe homologut të saj palestinez, Saeb Erekat.

Kerry pritet të lëshojë një komunikatë më vonë ku do të tregojë detajet e progresit të mundshëm të arritur në takimin e parë.

Obama e ka përshëndetur fillimin e bisedimeve duke e quajtur një “hap të rëndësishëm” por ka paralajmëruar se duhet të mirren “vendime të vështira”.
XS
SM
MD
LG