Ndërlidhjet

logo-print

Hussain konfirmohet si fitues i zgjedhjeve presidenciale pakistaneze


Shefi i Komisionit Zgjedhor te Pakistanit, Fakhruddin Ibrahim,

Shefi i Komisionit Zgjedhor te Pakistanit, Fakhruddin Ibrahim,

Udhëheqësi i Komisionit Zgjedhor të Pakistanit, Fakhruddin Ibrahim, e ka konfirmuar të martën në një konferencë me gazetarë të mbajtur në Islamabad se kandidati i Ligës Myslimane të Pakistanit është zgjedhur presidenti i ri i shtetit.

"Zotëri Mamnoon Hussain është zgjedhur në pozitën e presidentit të Pakistanit”, ju tha gazetarëve Fakhruddin Ibrahim.

Më se 1000 anëtarë të parlamenteve nacionale dhe të asambleve legjislative të katër provincave kanë votuar sot për postin, kryesisht ceremonial të kryetarit të shtetit.

Hussain e zëvendëson presidentin Asif Ali Zardari, të cilit në shtator i skadon mandati pesëvjeçar.
XS
SM
MD
LG