Ndërlidhjet

Vritet një politikan i njohur kurd në Siri


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një politikan i rëndësishëm kurd i Sirisë është vrarë të martën kur vetura e tij ka shpërthyer jashtë shtëpisë së tij.

Burime politike kurde thonë se shpërthimi ndodhi në kohën kur Isa Huso, ka dal nga shtëpia e tij në qytetin e banuar nga kurdët, Qamishli, mëngjesin e së martës.

Huso, 60 vjeçar ka qenë pjesëtar i Këshillit Suprem Kurd, një platformë që mbledh grupet kurde në Siri.

Partia pro-kurde, Paqe dhe Demokraci, e ka dënuar sulmin.

Për disa muaj, militantët kurd i kanë luftuar të dyja palët e përfshira në konfliktin sirian, regjimin e presidentit, Bashar al Assad dhe forcat rebele me qëllim që të ruajnë kontrollin në rajonin e dominuar nga kurdit në veri të Sirisë.

Kjo zonë gjendet në afërsi të kufirit me Turqinë.

Pas vrasjes së Husos, Komiteti për Mbrojtjen e Popullit Kurd, grupi kryesor militant i kurdëve, ju ka bërë thirrje të gjithë kurdëve që të luftojnë militantët islamik të cilët ata i bëjnë përgjegjës për vrasjen.
XS
SM
MD
LG