Ndërlidhjet

Daçiq e heq Dinkiqin nga kabineti qeveritar


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq

Në Serbi, pjesë e koalicionit qeverisës nuk do jetë më partia e Rajoneve të Bashkuara ka njoftuar kryeministri serb, Ivica Daçiq.

“Kam vendosur që Mlagjan Dinkiq nuk do jetë më ministër i ekonomisë dhe financave”, ka thënë Daçiq para gazetarëve në Beograd.

Në rast se partneri i koalicionit, Partia Progresive pjesë e të cilit ishte edhe Tomislav Nikoliq para se të zgjedhej president, nuk e e pranon vendimin e Daçiqit, atëherë kryeministri serb ka thënë se ekziston mundësia e krijimit të një koalicioni të ri apo mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Ky ndryshim është pjesë e ndërrimeve që një kohë ishin paralajmëruar në kabinetin qeveritar serb.

Më herët është njoftuar se partia më e madhe serbe, ajo Progresive do të shkarkojë katër ministra nga radhët e tyre duke e përfshirë edhe shefin e partisë, Aleksander Vuçiq i cili e lë postin e ministrit të mbrojtjes.

Ndërkaq nga radhët e socialistëve do të ndryshohet ministri i transportit.
XS
SM
MD
LG