Ndërlidhjet

logo-print

Kritikohet Aerofloti per marrëveshjen me Manchester United


Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, e ka kritikuar kompaninë shtetërore, Aeroflot për sponsorimin e ekipit anglez të futbollit, Manchester United.

Rogozin, në profilin e tij në twitter të martën ka thënë se marrëveshja duket që tregon se kompania më shumë favorizon interesin ndërkombëtar se sa atë vendor.

Ai ka thënë se ndoshta do e ftojë menaxhmentin e Aeroflot për një “bisedë intime” rreth marrëveshjes.

Më herët gjatë muajit korrik, agjencia e fluturimeve ruse, Aeroflot ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare, shuma e të cilës nuk është zbuluar, me ekipin anglez.

Marrëveshja sipas shefit të agjencisë së fluturimeve do e promovojë Aeroflotin në të gjithë botën.

Presidenti Valdimir Putin e ka nxitur kompaninë që të investojë në avionët vendës, ndërsa Rogozin në profilin e tij në twitter ka thënë se “kompanitë shtetërore duhet të blejnë avionë rusë”.
XS
SM
MD
LG