Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Brenda 9 muajsh të arrihet marrëveshja mes Izraelit e palestinezëve


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry largohet nga Shtëpia e Bardhë me negociatorët izraelit dhe palestinez pas takimit me presidentin Barack Obama, 30 korrik 2013

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry largohet nga Shtëpia e Bardhë me negociatorët izraelit dhe palestinez pas takimit me presidentin Barack Obama, 30 korrik 2013

Izraeli dhe palestinezët janë pajtuar që të provojnë për të arritur marrëveshjen për paqe brenda 9 muajsh, ka thënë sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

Kerry është paraqitur para gazetarëve në Washington krahas kryenegociatorëve izraelit e palestinez, Tzipi Livni dhe Saeb Erekat.

Sipas Kerryt, të dyja palët janë pajtuar që të takohen sërish brenda dy javësh në rajon për të vazhduar bisedimet.

Ai gjithashtu ka thënë se “nuk ka mbetur shumë kohë” për të arritur zgjidhjen praktike me dy shtete të ndara për izraelitët dhe palestinezët.

Në konferencën që sapo përfundojë në kryeqytetin amerikan, sekretari amerikan i shtetit ka njoftuar se “gjatë ditëve në vijim, Izraeli do ndërmarr disa hapa për të përmirësuar kushtet në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës”.

Bisedimet izraelito – palestineze kanë rinisur pas tre vjetësh ndërprerje në Washington me iniciativën e John Kerryt.

Gjatë ditës së sotme, të dy negociatorët janë takuar privatisht edhe me presidentin amerikan, Barack Obama i cili e ka përshendetur nisjen e dialogut, por ka thënë se duhet ndërmarrë vendime të vështira.
XS
SM
MD
LG