Ndërlidhjet

Treni që doli nga binarët në Spanjë ecte me shpejtësi 153 km/hr


Momenti kur treni doli nga binarët në afërsi të Santiago de Compostela

Një gjykatë në Spanjë ka thënë se treni që doli nga binarët javën e kaluar duke marrë jetën e 79 personave, ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi prej 153 kilometra për orë në kohën kur ka ndodhur aksidenti.

Deklarata e bërë publike të martën nga gjykata në Santiago de Compostela, thotë se të dhënat e “kutisë së zezë” tregojnë se treni ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi prej 192 kilometra në orë pak kohë para se të ndodhte aksidenti dhe se shoferi i kishte aktivizuar frenat që të ulte shpejtësinë.

Kufiri i shpejtësisë në vendin ku ka ndodhur aksidenti është vetëm 80 kilometra për orë.
XS
SM
MD
LG