Ndërlidhjet

logo-print

Informatori i Wikileaks nuk dënohet me burgim të përjetshëm


Informatori i Wikileaks, Bradley Manning duke u dërguar në gjykatën ushtarake në Fort Meade, Maryland, 25 korrik 2013

Informatori i Wikileaks, Bradley Manning duke u dërguar në gjykatën ushtarake në Fort Meade, Maryland, 25 korrik 2013

Informatori i faqes së internetit, Wikileaks, ushtari amerikan, Bradley Manning është shpallur i pafajshëm në akuzën se e ka ndihmuar armikun.

Kështu ka vendosur para pak minutash gjykata ushtarake në Fort Meade duke e hedhur poshtë pikën më të rëndë të akuzës e cila nëse do pranohej atëherë Manning mund të dënohej me burgim të përjetshëm.

Sidoqoftë, Manning është shpallur fajtor në disa pika të tjera të akuzës.

Akuza përbëhej prej 20 pikave në mesin e të cilave edhe atë për spiunazh, mashtrim kompjuterik dhe vjedhje pasi e ka pranuar se ka dërguar qindra mijëra dokumente sekrete dhe disa fotografi nga fronti i luftës te Wikileaks, derisa ka punuar si analist i inteligjencës në Irak.

Sipas njoftimeve të mediave, akuza është pranuar në pesë pika për spiunazh, por verdikti final i dënimit të Manning mund të mos bëhet publik deri të mërkurën.

Përgjatë paraqitjes së argumenteve finale javën e kaluar, mbrojtja ka thënë se Manning ka qenë një informator naiv i cili ka dashur që të vë në dukje krimet e luftës.

Prokurorët thonë ai është një tradhëtar që dëshiron vëmendje.
XS
SM
MD
LG