Ndërlidhjet

Kosovë: Vazhdon bllokada e rrugës në fshatin Rudarë


Policët e Kosovës patrullojnë në urën në lumin Ibër ndërmjet pjesës jugore dhe veriore të Mitrovicës
Policët e Kosovës patrullojnë në urën në lumin Ibër ndërmjet pjesës jugore dhe veriore të Mitrovicës
Serbët lokalë në pjesën veriore të Kosovës, që e kanë bllokuar rrugën magjistrale Mitrovicës – Leposaviq, kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve të tjera në këtë pjesë të Kosovës, nëse personave të arrestuar Sllobodan Repiq dhe Zharko Veselinoviq, nuk u mundësohet që të mbrohen në liri, njoftojnë mediat serbe.

Rruga në fshatin Rudarë edhe mëtutje mbetet e bllokuar.

Të Hënën në Rudarë, pjesëtarët e misionit EULEX dhe të policisë së Kosovës i kanë arrestuar personat Sllobodan Repiq, lidhur me plagosjen e një serbi që punonte në Zyrën e qeverisë së Kosovës në Mitrovicë, në Dhjetor të vitit 2012, dhe Zharko Veselinoviq, për shkak të armëmbajtjes pa leje.
XS
SM
MD
LG