Ndërlidhjet

Panama: Në anije janë gjetur makina të aeroplanëve luftarakë


Një polic i tregon motorët e aeroplanëve luftarakë që u gjetën në anijen e Koresë Veriore
Një polic i tregon motorët e aeroplanëve luftarakë që u gjetën në anijen e Koresë Veriore
Hetuesit e Panamasë kanë gjetur motorë për aeroplanët luftarakë MiG-21 në një anije të Koresë Veriore, që lundronte nga Kuba.

Prokurori i Panamasë për luftimin e drogës, Javier Caraballo, tha mbrëmë vonë se hetuesit kanë gjetur 12 motorë dhe “disa tipe të qendrës së kontrollit që përdoren për drejtimin e baterive të radarëve dhe raketave”.

Caraballo theksoi se ende ka hapësira në anijeqë duhet të kontrollohen.

Fillimisht Kuba kishte thënë se anija po transportonte sheqer për Korenë Veriore, por pasi anija është zënë nga hetuesit e Panamasë, Havana ka pranuar se në anije kishte “armatim të vjetruar”, që dërgohej në Korenë Veriore për riparim.

Qeveria e Panamasë ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, që të zhvilloj hetime lidhur me këtë anije, meqë ka shqetësime se ky transport paraqet shkelje të embargos së armatimit për Korenë Veriore.
XS
SM
MD
LG