Ndërlidhjet

Irak: Al-Kaida e mori përgjegjësinë për sulmet me bomba


Ushtarë irakianë dhe persona civilë janë tubuar në vendin ku të Hënën kishte shpërthyer një makinë-bombë në qytetin Kut
Ushtarë irakianë dhe persona civilë janë tubuar në vendin ku të Hënën kishte shpërthyer një makinë-bombë në qytetin Kut
Rrjeti terrorist al-Kaida e ka marrë përgjegjësinë për një valë të sulmeve me makina-bomba, nga të cilat u vranë dhjetëra njerëz në gjithë Irakun, ditën e Hënë.

Në një deklaratë të publikuar në Internet, Shteti Islamik i Irakut dhe lëvizja Levant, që paraqet bashkim të organizatave të ndërlidhura me al-Kaidën në Irak dhe Siri, thanë se i kanë ndërmarrë sulmet, në përgjigjje të asaj që është përshkruar si keqtrajtim i minoritetit sunit në Irak.

Ky grup, javën e kaluar, poashtu, e kishte marrë përgjegjësinë për sulmet simultane në dy burgje irakiane, me ç’rast ishin liruar afro 500 të burgosur, përfshirë edhe militantë të lartë të al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG