Ndërlidhjet

Obama kërkon që senatorët republikanë të shkojnë në Egjipt


Senatorët republikanë John McCain (djathtas) dhe Lindsey Graham

Senatorët republikanë John McCain (djathtas) dhe Lindsey Graham

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar që senatorët e njohur republikanë, John McCain dhe Lindsey Graham, të udhëtojnë në Egjipt dhe të takohen me liderët aktualë dhe opozitën.

Senatori Graham e ka konfirmuar mbrëmë se ai dhe McCain, të dy anëtarë të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, do të përpiqen që javën e ardhshme të udhëtojnë për në Egjipt.

Zoti Graham tha se “ne dëshirojmë ta dërgojmë mesazhin e përbashkët se burgosja e opozitës po bëhet gjithnjë e më tepër si grushtshtet”.

Prej përmbysjes së presidentit Muhammad Morsi nga ushtria, në fillim të këtij muaji, situata në Egjipt është ekstremisht e tensionuar.

Shumë njerëz, pjesa më e madhe e tyre, mbështetës të Morsit, janë vrarë në përleshje me kundërshtarët e Morsit, policinë dhe ushtrinë.
XS
SM
MD
LG