Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: John Kerry e viziton Pakistanin


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, pritet që sot të arrijë në Pakistan për një vizitë zyrtare.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë prej se në Pakistan u zgjodh qeveria e re, pas zgjedhjeve të përgjithshme në muajin Maj.

Zoti Kerry planifikon të takohet me kryeministrin e ri, Nawaz Sharif, dhe zyrtarët e tjerë të lartë qeveritarë dhe ushtarakë.

Me gjasë, bisedimet do të fokusohen në marrëdhëniet shpeshherë të tensionuara ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin rajonal, e veçanërisht lidhur me Afganistanin.

Uashingtoni shpreson se Islamabadi mund të luaj rol pozitiv në ripërtritjen e procesit të ndalur të pajtimit ndërmjet qeverisë afgane dhe talibanëve.

Shtëpia e Bardhë nuk ka zbuluar se sa gjatë Kerry do të qëndroj në Pakistan.
XS
SM
MD
LG