Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Prezantohet përbërja e kabinetit të ri qeverisës


Edi Rama

Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit të ardhshëm të këtij vendi, ka prezantuar sot në Tiranë përbërjen e qeverisë që do të drejtojë nga muaji shtator.

Partia e zotit Rama fitoi zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit kundruar Partisë Demokratike, të udhëhequr deri atëherë, nga kryeministri në detyrë, Sali Berisha.

Në kabinetin e ri Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës përfaqësohet me pesë ministra. Kësaj force politike i është lënë drejtimi i Ministrisë së Integrimit, Drejtësisë, Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Mjedisit.

Asnjë prej aleatëve të tjerë të Partisë Socialiste, pjesë e koalicionit fitues në 23 qershor, nuk është përfshirë në kabinet.

Në qeverinë e re bie në sy një pjesmarrje e lartë e grave gjë që e pati lajmëruar kryeministri i zgjedhur pak ditë më parë kur bëri publike strukturën e re të qeverisë.

Klikoni këtu për të lexuar emrat e kabinetit të ri. (m.zaimi)
XS
SM
MD
LG