Ndërlidhjet

Lukashenka thotë se ka zënë peshk 57 kg


Alyaksandr Lukashenka

Alyaksandr Lukashenka

Presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë se e ka kapur një peshkë mustak 57 kilogramësh në lumen Pripyatm në rajonin juglindor të Homelit.

Televizioni shtetëror ka transmetuar pamje ku shihet Lukashenka duke ju thënë një grupi të zyrtarëve të lartë se ka rritje të sasisë së peshkut në këtë lum.

Ai ka thënë se “personalisht” ka zënë mustakë që peshonin 57, 24 dhe shtatë kilogram.
Raporti nuk ka shfaqur ndonjë video të peshkut që ai thoshte se i ka zënë.

Para një jave, Kremlini njoftoi se presidenti rus, Vladimir Putin, ka zënë një mlysh që peshonte 21 kilogram gjatë një udhëtimi që së fundi e ka realizuar në Siberi.

Lumi Pripyat, i gjatë 700 kilometra rrjedhë përmes Ukrainës, Bjellorusisë dhe më pas kthehet në Ukrainë ku kalon përmes zonës së përjashtimit të Çernobilit, zona e aksidentit më të rëndë bërthamor në botë.
XS
SM
MD
LG