Ndërlidhjet

Masa kundër autoriteteve të burgut që u sulmua në Pakistan


Dera Ismail Khan, Pakistan

Dera Ismail Khan, Pakistan

Autoritetet pakistaneze kanë suspenduar 27 oficerë me dyshimin për neglizhencë pasi militantët e kanë sulmuar një burg të sigurisë së lartë dhe kanë liruar 250 të burgosur në pjesën veri-perëndimore të shtetit.

Militantët e kanë sulmuar burgun kryesor në qytezën e Dera Ismail Khan mbrëmjen e së hënës dhe mëngjesin e të martës, duke vrarë 14 persona në mesin e të cilëve edhe gjashtë oficerë policorë.

Inspektori kryesor i policisë së krahinës së Khyber Pakhtunkhwa, Ihsan Ghani, i ka thënë shërbimit të Radios Evropa e Lirë për Pakistanin të mërkurën se dy mbikqyrës, tre oficerë policorë dhe 22 policë të thjeshtë janë suspenduar.

Suspendimi është bërë pasi autoritetet e kanë hetuar se si militantët kanë qenë në gjendje që të sulmojnë një burg të sigurisë së lartë në të cilin gjenden 5000 të burgosur.

Ka dyshime se militantët kanë pasur ndihmë nga brenda burgut.

Në Dera Ismail Khan është vendosur orë policore që prej sulmit derisa makina ushtarake patrullojnë rrugëve.
XS
SM
MD
LG