Ndërlidhjet

AAK: Qeveria po u vë tatim për sëmundje kosovarëve


Ndërtesa e qeverisë së Kosovës

Ndërtesa e qeverisë së Kosovës

Partia e tretë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar sot se gjendja e shëndetësisë në Kosovë jo vetëm që s’është e mirë, por ajo është përkeqësuar.

Përmes një komunikate dërguar mediave, AAK e ka akuzuar qeverinë se “kur është shëndetësia në pyetje, qeveria është shkëputur në tërësi nga realiteti.”

Për këtë parti janë tre siç i ka quajtur ajo, “momente” për të konfirmuar përkeqësimin e gjendjes së shëndetësisë kosovare.

E para është projekti për të ndërtuar Qendrën e Re Klinike Universitare të Kosovës që sipas AAK-së nuk është asgjë më shumë se ide.

Momenti i dytë sipas AAK-së “përpilimi i listës vitale” në vend të listës esenciale.

Derisa kjo e fundit do të siguronte të gjitha barnat e nevojshme për Kosovës, lista vitale e qeverisë së Kosovës, gjithëmonë sipas AAK-së, siguron vetëm gjysmën e barnave “dhe rrjedhimisht rrezikon shëndetin e qytetarit”.

Ndërsa momenti i tretë sipas partisë opozitare janë bashkëpagesat për shërbime shëndetësore të cilat praktikisht e dënojnë të sëmurin pse është sëmurë.

“Qytetari i Kosovës i cili do të ketë nevojë për shërbime shëndetësore në institucionet publike do të jetë i detyruar të paguajnë përqindje të ndryshme nga çmimi i shërbimeve shëndetësore në emër të bashkëpagesës. Për shembull tani qytetari paguan një koronarografi 150 euro dhe për një stent në arterien koronare 350 euro. Për procedura më komplekse shuma mund të kalon edhe një mijë euro. Në këtë mënyrë, Qeveria e Kosovës, në vend se ta lehtësojë të sëmurin e rëndon atë. E dënon të sëmurin sepse është sëmurë. Ia vë një ‘tatim për sëmundje’,” është vlerësimi i AAK-së.
XS
SM
MD
LG