Ndërlidhjet

Nderohet dramaturgu britanik, Stoppard


Dramaturgu britanik dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Tom Stoppard, 14 nëntor 2009

Dramaturgu britanik dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Tom Stoppard, 14 nëntor 2009

Dramaturgu britanik, Tom Stoppard e ka fituar çmimin PEN/Pinter për vitin 2013 , çmim ky i krijuar për nder të laureatit të Nobelit dhe dramaturgut Harold Pinter.

Stoppard i lindur në Republikën Çeke, që ndër të tjera e ka shkruar edhe skenarin për filmin që fitoi çmimin Oskar në vitin 1998, “Shakespeare in Love”, u bë i famshëm në teatër me shfaqje si “Rosencrantz dhe Guildenstern kanë vdekur”, “Jumpers” dhe “Arcadia”.

“Harold është një nga arsyet pse unë kam pasur dëshirë që të shkruaj shfaqje teatri”, ka thënë Stoppard përmes një komunikate që e kanë publikuar organizatorët e çmimit anglez, PEN, shoqata për shkrimtarët botëror dhe organizatë bamirësie për liri të shprehjes.

Tom Stoppard do e pranojë çmimin në një ceremony që do mbahet në Biblotekën Britanike më 7 tetor.
XS
SM
MD
LG