Ndërlidhjet

logo-print

Snowdenin do e vizitojë i ati në Rusi


Ish kontraktori i shërbimeve të inteligjencës amerikane, Edward Snowden në aeroportin e Moskës, 12 korrik 2013

Ish kontraktori i shërbimeve të inteligjencës amerikane, Edward Snowden në aeroportin e Moskës, 12 korrik 2013

Babai i ish kontraktorit të shërbimeve të inteligjencës amerikane, Edward Snowden ka thënë se FBI-ja i ka kërkuar atij para disa jave që të udhëtojë drejt Moskës ku djali i tij po jeton në aeroportin ndërkombëtar.

Lonnie Snowden i ka thënë televizionit shtetëror, Russia 24 të mërkurën se ai është i gatshëm që të shkoi, porse ai fillimisht dëshiron të dij çfarë kërkon FBI prej tij.

Eduard Snowden akuzohet për spiunazh nga SHBA-të për zbulimin e programeve të vëzhgimit amerikan.

Babai i tij ka thënë se ai duhet të qëndrojë në Rusi pasi në SHBA nuk do ketë gjykim të drejtë.

Ai ka thënë se është mirënjohës ndaj presidentit rus, Vladimir Putin që po e mban djalin e tij shëndosh e mirë.

Avokati rus që po e ndihmon Edward Snowden, Anatoly Kucharena, ka thënë të mërkurën se ai është duke e arazhuar vizitën e babait të Snowden në Rusi.
XS
SM
MD
LG