Ndërlidhjet

logo-print

Miljaniq sqaron pse nuk u emërua ambasador në Kosovë


Radovan Miljanic, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë dorëzon letrat e emërimit te ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, 30 korrik, 2013

Radovan Miljanic, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë dorëzon letrat e emërimit te ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, 30 korrik, 2013

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë i cili ka filluar punë të martën, Radovan Miljaniq, ka sqaruar për Radion Evropa e Lirë pse nuk është emëruar ambasadori ende...

“Ju e dini që në Kosovë ekziston por nuk është e përfshirë në kushtetutë komuniteti minoritar i malazezëve. Shteti im ka premtime të shumta nga qeveritarët kosovarë që këtë do e bëjë së shpejti, porse kjo morri disa vjet. Për këtë presidenti i shtetit tonë, Filip Vujanoviq, pret që fillimisht kjo punë të përfundojë e atëherë të shkërmbejmë përfaqësuesit diplomatik në Podgoricë dhe Prishtinë".

"Sidoqoftë, minoriteti malazez ende nuk është përshirë në kushtetë, ndonëse premtimi ekziston që kjo të kryhet deri në fund të këtij viti. Atëherë kur kjo punë të përfundojë, unë dhe personi që do dërgohet nga Prishtina në Podgoricë, do vendosin marrëdhëniet diplomatike në nivel të ambasadave dhe ambasadorëve”, ka sqaruar Miljaniq.

Megjithatë, Miljaniq thotë se me marrjen e detyrës në Kosovë do të ketë shumë punë, ku ai do të bëjë përpjekje për konkretizimin dhe kryerjen e punëve që kanë nisur por që ende nuk janë kryer.

Marrëdhëniet e Kosovës me Malin i Zi i ngarkuari me punë në ambasadën e këtij shteti në Prishtinë, i ka quajtur të mira dhe miqësore.

Ndërkaq, udhëheqësi i shoqatës së malazezëve në Kosovë, Slobodan Vujiçiq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në Kosovë jetojnë nga 7 mijë deri në 10 mijë malazezë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të vendosur në pjesën veriore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG