Ndërlidhjet

logo-print

New York Times: Verdikti i ngatërruar për Ushtarin Manning


Ajo që fshihet prapa dënimit të ushtarit Bradley Manning, nën akuza që përfshijnë shkelje të shumëfisha të Aktit të Spiunazhit, është një aparat i tërë i sigurisë kombëtare i cili ka krijuar metastaza në detyrat e shumta dhe të mëdha që janë të pakontrolluara lidhur me fshehtësitë e qeverisë dhe përndjekjes të mbi përkushtuar të atyre që e thyejnë sekretin, ose bëjnë publike atë.

Kështu e përshkruan bordit redaktues i gazetës The New York Times dënimin e 25 vjeçarit Manning, që është një ish analist i zbulimit, që shërbeu në Irak, kurse u arrestua në vitin 2010 dhe u akuzua për publikimin e sekreteve më të mëdha ushtarake në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Manning i ka shpërndarë afro 700,000 dokumente grupit anti-fshehtësi Wikileaks, dhe disa medieve tjera ndërkombëtare, përshirë edhe gazetës New York Times, të cilat më vonë publikuan artikuj dhe fragmente të këtyre dokumenteve.

Në një anë, zbulimet origjinale të ushtarit amerikan, dukeshin si të pavëmendshme, përfshirë disa emra dhe detaje të operacioneve ushtarake amerikane që përshkruheshin në ato dokumente, dhe nuk ia vlenin për t’u publikuar.

Por kishte edhe dokumente shumë me vlerë për publikun në dosjet e që zbardhi ai, posaçërisht për drejtimin e luftës në Irak, ku shfaqet xhirimi i një helikopteri ushtarak i cili qëllon mbi dy makina dhe vret civilë, përfshirë edhe dy gazetarë të agjencisë së lajmeve Reuters.

The Times shkruan se gjyqi ushtarak, të cilin e kryesoi kolonelja Denise Lind, mori vendim të matur kur liroi ushtarin Manning nga akuza më serioze kundër tij se ai kishte “ndihmuar armikun”, që në këtë rast lexohet si Al-Kaida, kur ka shkarkuar dokumentet e tij në internet, pasi është dashur ta dijë se Al-Kaida do të jetë në gjendje t’i merr dhe shërbehet me to.

Po të shpallej fajtor për këtë pikë të aktakuzës, dënimi do të ishte me vdekje.

Të dënosh sipas këtij legjislacioni, pa kërkuar të paktën që të provosh qëllimin për të komunikuar me armikun, do të kishte implikime të rënda për lirinë e shprehjes, posaçërisht në kohën e internetit.
Sipas gazetës, nuk ka dyshim se ushtari Manning ka thyer ligje.

Në muajin shkurt, ai ka pranuar fajin për 10 akuzat më të vogla që ishin ngritur kundër tij, e që i nënshtrohej një burgimi prej 20 vjetësh.

Por prokurorët vazhduan të ushtrojnë presion me akuzat më të rënda, të cilat shtynin për të provuar se i pandehuri ka shkelur Aktin e Spiunazhit, ligjin i cili është bërë sporti i preferuar i administratës Obama për të përndjekur nëpunësit qeveritar, veprimet e të cilëve nuk ngjajnë askung me spiunim.
Nën epokën e presidentit Obama, qeveria ka dyfishuar akuzat për spiunim, sipas kësaj klauzole, dhe e ka përdorur atë më shumë se të gjitha administratat e mëparshme.

Amerikanët, sipas The Times, e pranojnë se disa materiale duhet të mbahen në fshehtësi, në saje të sigurisë kombëtare.

Por ky miratim po testohet me rigorozitet, pasi qeveria klasifikon më se 92 milion dokumente në vit. Për më tepër, shfrytëzimi i skajshëm që qeveria po i bënë Aktit të Spiunazhit, dhe qasjes së saj agresive për ndjekjen e atyre që publikojnë dokumentet, ka ndikuar që besimi ndërmjet publikut dhe administratës të tendoset së fundit, posaçërisht nga mbledhja e rrëmujshme që po bënë Agjencia Kombëtare e Sigurisë ndaj telefonatave të amerikanëve, duke u bazuar në ri-interpretimin fals të Aktit Patriotik.

Përpjekjet e qeverisë për të ftohur lidhjet e medieve me burimet konfidenciale në qeveri, nuk çuan peshë tek Edward Snowden, i cili demaskoi përgjimin e telefonatave muajin e kaluar.

Sipas gazetës, ç’është më e keqja, 4.2 milion njerëz kanë leje për të parë këto informata të klasifikuara. Por gazetarët hulumtues, janë po aq të brengosur se organet e ndjekjes do t’iu ndërprejnë qasjen e tyre në burime të tilla kritike të informimit.

Kur ushtari Manning pranoi fajësinë për 10 veprat, ai pati thënë se ka dëshiruar që të qes në dritë “realitetin e përditshëm” të përpjekjeve të luftës së Amerikës. Ai shpresonte që informatat “do të ngjallin debat rreth politikës së jashtme në raport me Irakun dhe Afganistanin”.

Sipas The New York Times, kjo nuk paraqet fjalën e një njeriu që kishte për qëllim që të rrëzoj qeverinë.

Në të kundërtën, Manning vazhdon të shpreh përkushtimin e tij për Shtetet e Bashkuara, përkundër faktit se ai u mbajt tri vjet në burg, pa asnjë gjykim, përfshirë nëntë muaj në vetmi.

Ushtari Maning ende përballet me një dënim që është ekuivalent me disa burgime të përjetshme për shkak të akuzave për spiunim, që i ngarkohen me publikimin e informatave sekrete.

Por sipas redaksisë së New York Times, qeveria duhet të kënaq veten me një dënim më të ulët për të, dhe të bëjë diçka rreth varësisë së saj për fshehtësi.

Përgatiti: Fatmir Aliu
XS
SM
MD
LG