Ndërlidhjet

logo-print

Shkup - Ali Ahmeti, letër personaliteteve botërore


Shkup - Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)

Shkup - Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka dërguar letra 35 personaliteteve të njohura ndërkombëtare që kanë kontribuar në Maqedoni dhe në rajon pas vitit 2001, me kërkesën për ndërhyrjen e tyre në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë.

“Për të arritur këtë, do ta vlerësoja shumë kontributin tuaj të çmuar në sjelljen e kësaj çështje në vëmendjen urgjente të Komunitetit Ndërkombëtar, uljen e të dy palëve në mënyrë që të fillojë dialogu i nivelit të lartë sa më parë, si dhe arritjen e kompromisit përfundimtar mbi kontestin e emrit mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”, ka shkruar ai.

Ahmeti i adresoi letrën ish sekretarëve të përgjithshëm të NATO-së, Xhorxh Robertson, Jaap de Hop Scheffer dhe Javier Solana, ish ndërmjetësve në arritjen e marrëveshjes së Ohrit, Peiter Faith, James Perdue dhe François Leautar, ish ndërmjetësve në çështjen e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari, Albert Rohan e Frenk Wizner, e shumë personaliteve tjerë të ndërkombetare.

Duke vlerësuar kontributin e tyre të madh për arritjen e paqes, stabilitetit dhe të marrëdhënieve stabile ndëretnike, Ahmeti në letër ka shkruar se “këto arritje mund të rrezikohen nga kontesti i pazgjidhur i emrit të vendit tonë me fqiun jugor Greqinë, kontest ky që po e mban Maqedoninë larg kurorëzimit të të gjitha investimeve me qëllimin përfundimtar, anëtarësim në NATO dhe BE”.
XS
SM
MD
LG