Ndërlidhjet

Al Kaeda thotë do lirojë të burgosurit e Guantanamos


Ayman al Zawahri (Ilustrim)

Ayman al Zawahri (Ilustrim)

Udhëheqësi i Al Kaidës, thotë se greva e urisë e të burgosurve në burgun e Guantanamos në Kubë e ka shfaqur fytyrën e”neveritshme” të Amerikës.

Një mesazh në formatin audio që supozhet se është regjistruar nga Ayman al Zawahri, dhe i postuar në internet të mërkurën thotë se rrjeti i terroristëve nuk do të kursejë asgjë për të liruar të burgosurit në Guantanamo.

Në këtë burg që kontrollohet nga amerikanët mbahen 166 persona, prej të cilëve 80 të burgosur refuzojnë të konsumojnë ushqimin në shenjë proteste që ka filluar para pesë muajsh.

Zawahri gjithashtu ka thënë se grupi militant shiit libanez, Hizballah është duke u përdorur si mjet për ekspansionizmin iranian për shkak të përfshirjes në luftën civile siriane duke luftuar në krah të forcave qeveritare.

Origjinaliteti i mesazhit nuk ka qenë i mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur, por mesazhi është postuar në një faqe interneti që shfrytëzohet rregullisht nga Al Kaeda.
XS
SM
MD
LG