Ndërlidhjet

Air France ende në telashe, planifikon shkurtime


Ilustrim

Ilustrim

Avio-kompania franceze në telashe financiare Air France, iu ka përcjell sot sindikatave të punëtorëve se po planifikon të shkurtojë edhe 2,500 vende të tjera pune, përveç 5,000 të tjera, që kishte lajmëruar më parë.

Didier Fauverte, nga sindikata CGT, tha se menaxhmenti i Air-France ka shpalosur plane për largime tjera vullnetare nga pune, gjatë një takimi që kanë zhvilluar me sindikalistët të mërkurën.

“Avio-kompania po kërkon që t’i largoj shkurtoj 2500 ose 2600 vende pune”, ka thënë ai.
Air France ka refuzuar të komentoj për mediet lajmërimet e sindikalistëve.

Vitin e kaluar grupi Air France-KLM, ka raportuar afro 1.2 bilion euro humbje gjatë vitit.

Këtë vit performanca e këtij transportuesi është përmirësuar krahasuar me humbjet e 2012, por ende po has në probleme me konkurencën e operatorëve me kosto të ulët, dhe për të reduktuar borxhin e grumbulluar.
XS
SM
MD
LG