Ndërlidhjet

Mugabe thotë se largohet nëse humbet zgjedhjet


President i Zimbabves, Robert Mugabe, 30 korrik, 2013
President i Zimbabves, Robert Mugabe, 30 korrik, 2013
Në Zimbabve po mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme.

Në këto zgjedhje sërish përballen presidenti, Robert Mugabe dhe kryeministri, Morgan Tsvangirai, hera e tretë që të dy politikanët garojnë kundër njëri tjetrit për postin kryesor të shtetit.

Mugabe, 89 vjeçar ka thënë se do të jap dorëheqje nëse humbet zgjedhjet.

Sidoqoftë ka shqetësime në Zimbabve dhe jashtë shtetit se Mugabe dhe partia e tij do të manipulojnë zgjedhjet.

Mugabe ka qenë lider i këtij shteti që prej se u pavarsua nga Britania e Madhe në vitin 1980.
XS
SM
MD
LG