Ndërlidhjet

Programi i vëzhgimit të NSA mund të ndryshohet


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Zyrtarët e shërbimit të inteligjencës së SHBA-ve, ju kanë thënë pjesëtarëve të kongresit të mërkuren se programi qeveritar për spiunim ka caqe të ngushta dhe nuk dhunon të drejtat kushtetuese për privatësi.

Por, ata e pranojnë që programi ndoshta ka nevojë që të ndryshohet për të trajtuar shqetësimet e publikut.

Robert Litt, nga zyra e drejtorit të inteligjencës kombëtare, i ka thënë komitetitet gjyqësor të Sentatit se “ne jemi të hapur që të ri-vlerësojmë këtë program në mënyrë që ndoshta mund të ofrojë më shumë besim publikut se në fakt ky program i arrin të dyja, edhe mbrojtjen e privatësisë por edhe të sigurisë kombëtare”.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë të mërkuren ka zbuluar detaje të programit të NSA (Agjencisë së Sigurisë Kombëtare) që mbledh të dhënat telefonike vendore amerikane.

Qeveria thotë se çasja në këto të dhëna bëhet vetëm atëherë kur ka “dyshim të arsyeshëm” që një numër telefoni ka lidhje me terrorizëm.
XS
SM
MD
LG