Ndërlidhjet

logo-print

Vdesin 16, lëndohen 36 në një aksident në Venezuela


Ilustrim

Ilustrim

Ndeshja e një autobusi me një kamion në Venezuelan qëndrore të mërkurën ka shkaktuar vdekjen e 16 udhëtarëve dhe lëndimin e 36 të tjerëve, njoftojnë autoritetet.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme tha se autobusi në tentim për të tejkaluar një mjet, ka dal në korsinë tjetër, duke shkaktuar aksidentin me kamionin e ngarkuar tulla.

“Ata u ndeshën frontalisht”, tha zëdhënësi Jorge Galindo.

Aksidenti ka ngjarë në shtetin qëndro Guarico, në jug të Karakas.

Nga përplasja e madhe, autobusi ka marr edhe flakë.
XS
SM
MD
LG