Ndërlidhjet

Carney: Marrëdhënia me Pakistanin e komplikuar, por e rëndësishme


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney e ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry në Pakistan.

Sipas Carney, “marrëdhënia jonë me Pakistanin është jashtëzakonisht e rëndësishme për interesin e sigurisë kombëtare të Amerikës”.

“Është një marrëdhënie e komplikuar por e rëndësishme ashtu siç e kemi diskutuar vitin e kaluar dhe jam i sigurt që edhe sekretari Kerry do të diskutojë me pakistanezët rreth zhvillimeve në shtetin e tyre, përpjekjet tona të përbashkëta në luftë kundër terrorizmit, siç e dini ata kanë qenë në mesin e viktimave më të mëdha të sulmeve terroriste por edhe për përpjekjet tona në Afganistan. Jam i sigurtë që këto do jenë në mesin e temave që do diskutohen gjatë takimeve të sekretarit të shtetit”,ka vlerësuar Carney
XS
SM
MD
LG