Ndërlidhjet

SHBA synon t'ia ndalojë eksportin e naftës Iranit


Ilustrim
Ilustrim
Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka miratuar një ligj për t’i imponuar sanksione të reja Iranit, vetëm një ditë para se presidenti i ri i shtetit islamist Hassan Ruhani të merr detyrën.

400 ligjvënës votuan pro, kundrejt 2 kundër këtij ligji të mërkurën mbrëma, me të cilin do t’i ndalohet eksporti i naftës Iranit për miliona barel, ndërsa synon që t’ia ndal në tërësi eksportin e arit të zi deri në fund të vitit 2015.

Ky ligj po ashtu nënkupton se të gjitha bizneset e përfshira në sektorin e minierave dhe të ndërtimeve në Iran, të futen në listën e zezë.

Sanksionet kanë për qëllim që t’a bindin Iranin të ndërprej programin bërthamor në zhvillim e sipër, të cilin disa shtete, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara besojnë se ka për qëllim që të prodhoj armë bërthamore.

Senati Amerikan do të shtjelloj këtë ligj gjatë muajit shtator.
XS
SM
MD
LG