Ndërlidhjet

Policia merr urdhër për të shpërnda protestat në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim
Egjipti po përballet me një rrezik të ri, atë të përsëritjes së dhunës të enjten, pasi qeveria kalimtare ka autorizuar policinë që të shpërndajë nga rrugët mijëra protestues që përkrahin presidentin e përmbysur Mohamed Morsi.

Kabineti qeveritar, të cilin e përkrah ushtria, ka urdhëruar forcat e rendit që të shpartallojnë demonstratat që po zhvillohen tash e gjashtë javë nga përkrahësit e Morsi, vetëm pak ditë pasi afro 100 protestues ishin vrarë në Kajro.

Kabineti qeveritar vlerëson se vigjiljet në kryeqytetin egjiptian të cilat po organizohen nga Vëllazëria Mysliimane, përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

Ministri i brendshëm është udhëzuar që “të adresojë këto rreziqe dhe t’iu jap fund”.

Tre liderë të lartë të Vëllazërisë Myslimane janë dërguar në gjykatë të mërkurën nën akuza për nxitje të vrasjes së protestuesve.

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e mëdha evropiane i kanë bërë thirrje udhëheqësve politik të Egjiptit që të respektojnë të drejtën e protestës paqësore.
XS
SM
MD
LG