Ndërlidhjet

Kerry takohet sot me zyrtarët e lartë të Pakistanit


Pakistan - Kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif duke ecur me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, 01Gusht2013

Pakistan - Kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif duke ecur me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, 01Gusht2013

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ka arritur në vizitën e tij të parë në Pakistan, që prej konstituimit të qeverisë së re në këtë shtet nga zgjedhjet e majit.

Kerry pritet të takohet me kryeministrin Nawaz Sharif dhe zyrtarët tjerë të lartë qeveritar dhe oficerët ushtarak.

Një deklaratë e lëshuar nga Departamenti i Shtetit thotë se gjatë takimeve Kerry “do të përqendrohet në një gamë të gjerë të çështjeve përfshirë promovimin e sigurisë, forcimin e ekonomisë së Pakistanit, dhe forcimin e lidhjeve mes popullit të Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit”.

Marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara së fundi, ne veçanti në lidhje me Afganistanin/

Washingtoni shpreson që Islamabadi të luaj një rol në ringjalljen e procesit të stagnuar të pajtimit ndërmjet të talebanëve dhe qeverisë afgane.
XS
SM
MD
LG