Ndërlidhjet

Laos planifikon mbrojtjen e trashëgimisë koloniale


Ilustrim
Ilustrim
Laos ka në plan të imponojë masa strikte për pronarët e vendeve të trashëgimisë kulturorë të kohës koloniale në Vientiane për të parandaluara këto struktura që të zhduken nga kryeqyteti, raportojnë mediet të enjten.

“Është një nevojë që të ndërmarrin masa më shtrikte për t’u siguruar se këto modele të çmueshme të trashëgimisë arkitektonike të ruhen me kujdes për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë për Vientiane Times zëvendësdrejtorja e Departamentit të Trashëgimisë Kombëtare të Laos, Chanphone Xayatah.

Ligji i këtij shteti për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ka regjistruar këto godina në saje të rrezikut që ato të shkatërrohen ose rrënohen pa leje paraprake, por shkeljet janë të zakonshme në Laos, shkruan gazeta shtetërore.

Departamenti i trashëgimisë kulturore do të miratoj rregullore shtesë në përpjekje për të luftuar këtë dukuri të mosrespektimit të ligjit, dhe zhdukjen se këtyre shtëpijave të vjetra, të cilat janë një prej arsyeve kryesore përse turistët vijnë në kryeqytet.

“Disa njerëz pyesin përse ne duhet të ruajmë këto godina të vjetra, në kohën kur bota po shkon dita ditës duke u modernizuar”, Chanphone ka thënë.

“Ne pajtohemi me këtë konstatim, por ne duhet të ruajmë një lloj baraspeshe, në veçanti në ruajten e trashëgimisë arkitektonike, e cila është e vlefshme dhe nuk mund të ndërtohet më edhe po deshëm” shtoi ajo.
XS
SM
MD
LG