Ndërlidhjet

Infermieri australian dënohet për vrasjen 11 pleqve


Ilustrim
Ilustrim
Infermieri Roger Dean është burgosur për jetë pa mundësi të apelit, pasi u dënua të mërkurën për vrasjen e 11 të moshuarve në një shtëpi pleqsh.

Tridhjetëeshtatë vjeçari Dean, ka pranuar fajësinë për vënien e zjarrit kësaj shtëpie në Sydney natën e 18 tetorit 2011, përderisa banorët ishin në gjumë, raportoi sot Sydney Morning Herald.

Pesë banorë të këtij institucioni kishin vdekur nga flakët, ndërsa gjashtë të tjerë vdiqn më vonë në spital nga plagët e marra.

Dean pranoi gjatë gjykimit se i kishte vënë qëllimisht flakën shtëpisë së pleqve për t’i fshehur gjurmët pas vjedhjes së disa barnave.

Dënimi me burg të përjetshëm për secilin vdekje, gjyqtarja Megan Latham e ka përshkruar si një krimë “të mbrapsht dhe mizor”.

Familjarët e viktimave, të pranishëm në seancën gjyqësore aplauduan për dënimin që iu shqiptua Dean.

“Dhashtë zoti e kalbesh në ferr!” tha njëra duke qajtur.
XS
SM
MD
LG