Ndërlidhjet

Assad: Jemi të sigurt në fitoren kundër rrebelëve


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka thënë se ai është “i sigurt në fitoren” kundër rrebelëve, të cilët po bëjnë luftë për ta rrëzuar atë.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një ceremonie për nder të Ditës së Ushtrisë, e cila u transmetua nga mediet shtetërore të enjten.

“Nëse ne në Siri nuk jemi të sigurt për fitore, nuk do të kishim vullnetin për të rezistuar ose të jemi në gjendje të ruajmë me ngulm këtë që kemi gjatë dy vjetësh agresioni”, tha ai.

“Unë besoj në ju, dhe jam i sigurt në zotësinë tuaj për të përmbushur misionin kombëtar i cili u është caktuar si detyrë”, Assad u tha ushtarëve gjatë fjalimit të tij.

“Ju keni treguar kurajo të rrallë në luftimin e terrorizmit, dhe i keni bërë përshtypje gjithë botës me rezistencën tuaj, në një prej luftërave më brutale të historisë moderne”, tha ai.

Komentet e tij u bënë pasi trupat ushtaraka rikthyen nën kontroll një lagje strategjike të qytetit Homs të hënën.

Sipas Kombeve të Bashkuara, konflikti 28 muajsh ka vrarë më se 100,000 njerëz, mirëpo përpjekjet e OKB-së për të organizuar një konferencë paqësore me Rusinë dhe ShBA-të kanë dështuar deri më tani.
XS
SM
MD
LG