Ndërlidhjet

Vriten katër terroristë të dyshuar në Jemen


Ilustrim
Ilustrim
Një aeroplan pa pilot i Shteteve të Bashkuara ka vrarë katër të dyshuar të Al-Kaidas në Jemen të enjten, një zyrtar i sigurisë njoftoi.

Ky është sulmin i tretë i këtij lloji në pesë ditët e fundit, në kohën kur presidenti i këtij shteti po bëhet gati për bisedime në Shtëpinë e Bardhë.

Fushata ajrore amerikane kundër Al-Kaidas në gadishullin arab pritet të jetë një ndër temat kryesore në agjendën e takimit ndërmjet Abdrabuh Mansor Hadi dhe presidentit Barack Obama, që pritet të zhvillohet sot.

Washingtoni e sheh Gadishullin Arab, ku janë përzier militantët jemenas me fqinjët saudit, si një prej rrjeteve më aktive globale të xhihadistësve me degë të rrezikshme në këtë rajon.

Sulmi i fundit me aeroplan pa pilot është kryer në krahinën jug-lindore Hadramat, ku militantët islamik kryen një varg sulmesh kundër personelit ushtarak, një oficer jemenas i ka thënë AFP-së.
XS
SM
MD
LG