Ndërlidhjet

logo-print

NSA mbikëqyr gjithçka në internet, shkruan The Guardian


Ilustrim

Ilustrim

Dokumentet e shërbimeve sekrete amerikane, të cilat i ka nxjerr Edward Snowden tregojnë se Agjencia e Sigurisë Kombëtare Amerikane (NSA) ka qasje në shumicën e programeve për kërkim në internet.

Gazeta “The Guardian” ka zbuluar të enjten se programi XKeyscore i NSA i mundëson analistëve të saj që të kërkojnë, pa ndonjë autorizim paraprak, baza të të dhënave masive që përshijnë email-a, bisedat online, dhe historinë e kërkimeve në internet të miliona individëve.

E përditshmja britanike përshkruan këtë program si sistemin më gjithëpërfshirës i cili mbulon “pothuajse gjithçka që një përdorues tipik bënë në internet”.

NSA ka lëshuar një komunikatë për shtyp të mërkurën mbrëma, duke mohuar se bënë mbledhjen e informatave në mënyrë “arbitrare dhe të padetyrueshme” duke shtuar se XKeyscore është pjesë e “sistemit legjitimit të mbledhjes së sinjaleve të inteligjencës për të huaj”.

Snowden ka aplikuar për vizë të përkohshme në Rusi, ndërsa tash e pesë javë është ngujuar në aeroportin e Moskës, prej se ka flutuar atje nga Hong-Kongu nga frika se do të ekstradohet në Shtete e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG