Ndërlidhjet

SHBA dhe Pakistani i rikthehen dialogut strategjik


Pakistan - Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry gjatë konferencës me gazetarë në Islamabad, 01Gusht2013
Pakistan - Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry gjatë konferencës me gazetarë në Islamabad, 01Gusht2013
Shtetet e Bashkuara do të rihapin “dialogun strategjik” për çështje të sigurisë me Pakistanin, lajmëroi sot sekretari i shtetit John Kerry.

Në një konferencë të përbashkët me këshilltarin për punë të jashtme Sartaj Aziz në Islamaban të enjten, Kerry tha se të dyja palët shpresojnë se do të largojnë gjërat ngacmuese në raportet mes dy vendeve.

Këto irritime përfshijnë problemet që militantët po gjejnë siguri në Pakistan, kurse Washingtoni me programin e saj për të sulmuar militantët me aeroplan pa pilot.

Në mesin e incidenteve që kanë çuar në prishjen e dialogut strategjik ishte sulmi ajror i Shteteve të Bashkuara në vitin 2011 në një post kufitar të Pakistanit, ku aksidentalisht u vranë 24 ushtarë pakistanez.

Aziz po ashtu ka shtuar se Islamabadi do të ndihmoj në lehtësimin e dialogut ndërmjet të talebanëve dhe qeverisë afgane.

Më herët gjatë ditës, Kerry është takuar me kryeministrin Nawaz Sharif, të cilin e ka ftuar për vizituar Washingtonin dhe për takim me presidentin Barack Obama gjatë vjeshtës.
XS
SM
MD
LG