Ndërlidhjet

Gjermania fton Egjiptin të mos bëjë drejtësi selektive


 Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle (Ilustrim)
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle (Ilustrim)
Pas arrestimit të disa zyrtarëve të lartë të Vëllazërisë Myslimane, Gjermania i ka bërë thirrje Egjiptit të enjten që t’i shmanget “asaj që duket si drejtësi selektive”.

Këtë porosi e dha ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun egjiptas Nabil Fahmy, i cili ia ktheu se “nuk ka drejtësi të bazuar në hakmarrje, dhe as drejtësi selektive. Ekziston ligji, dhe ai vlen për të gjithë”.

Komenti i kryediplomatit egjiptian ishte përkthyer në gjuhën gjermane.

Autoritetet egjiptiane kanë arrestuar të mërkurën tri prijës të lartë të Vëllazërisë Myslimane, nën akuza për nxitje të dhunës.

Morsi po mbahet në paraburgim prej se është rrëzuar nga pushteti më 3 korrik, në një vend të paditur.

Ai akuzohet se ka bërë konspiracion me Hamasin e Palestinës, gjatë ikjes së tij nga burgu në vitin 2011. Akuzë tjetër kundër Morsi është edhe ajo për vrasje.

“Të gjitha format e drejtësisë selektive duhet të shmangen”, tha shefi i diplomacisë gjermane.
XS
SM
MD
LG