Ndërlidhjet

logo-print

Banglladesh - Jamaat-e-Islami i ndalohen zgjedhjet 2014


Përkrahës të Jamaat-e-Islami gjatë një proteste në Banglladesh (Ilustrim)

Përkrahës të Jamaat-e-Islami gjatë një proteste në Banglladesh (Ilustrim)

Gjykata Kushtetuese e Banglladesit i ka ndaluar një partie islamiste që të merr pjesë në zgjedhjet parlamentare, vitin e ardhshëm.

Verdikti i kësaj gjykate të lartë thotë se subjekti Jamaat-e-Islami nuk mund të merr pjesë në zgjedhjet si parti politike sepse “statuti i saj bie ndesh me Kushtetutën sekulare”.

Ky vendim ka ngrit dyshime për shtimin e trazirave në këtët shtet jug-lindor aziatik.

Krerët e këtij subjekti politik aktualisht po gjykohen për krime lufte, për rolin e tyre në luften e vitit 1971, që çoi në pavarësim nga Pakistani.

Katër prej këtyre liderëve islamist, tashmë veç janë dënuar me vdekje.

Jamaat-e-Islami vlerëson se këto procese gjyqësore janë farsë, e cila ka për qëllim eliminimin e tyre nga jeta politike.

Afro 3 milion njerëz janë vrarë gjatë luftës së Banglladeshit për shkëputje nga Pakistani, kurse Jamaat-e-Islami ishte në anën e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG