Ndërlidhjet

Mbikëqyrësit - Zgjedhjet në Zimbabve u komprometuan


Ilustrim

Ilustrim

Një grup lokal që ka mbikëqyrur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Zimbabve thotë se procesi demokratik “është komprometuar seriozisht”.

Drejtuesi i Rrjetit Mbështetës të Zgjedhjeve në Zimbabve (ZESN) Solomon Zwana, tha të enjten se mbi një milion njerëzve nuk u është lejuar që të votojnë.

Shumica prej atyre që iu parandalua të votojnë në zgjedhjet e së mërkurës, ishin në zonat rurale, ku kandidati për president, Morgan Tsvangirai, dhe subjekti i tij Lëvizja për Ndryshim Demokratik (MDC) kishin përkrahje të gjerë.

Zyrtarë nga partia e presidentit Robert Mugabe pretendojnë me këmbëngulje se kanë fituar zgjedhjet.

Tsvangirai, që është edhe kryeministër i shtetit, e ka quajtur procesin zgjedhor si “një farsë të madhe” dhe i ka vlerësuar si “të pavlefshme dhe pa forcë ligjore” rezultatet e zgjedhjeve.

Raportet e para nga Unioni Afrikan bëjnë të ditur se votimi ishte “i drejtë dhe fer”.

89 vjeçari Mugabe është në pushtet tashmë 33 vjet.
XS
SM
MD
LG