Ndërlidhjet

Snowden fiton azil të përkohshëm, thotë avokati i tij


Ilustrim

Ilustrim

Avokati rus Anatoly Kucherena që përfaqëson Edward Snowden, tha se autoritetet ruse i kanë dhënë atij dokumente të emigrimit që i mundësojnë largimin nga aeroporti moskovit, ku ka qëndruar tash e pesë javë.

Sipas RIA Novosti, Snowden tashmë është larguar nga aeroporti, pasi iu aprovua kërkesa për azil të përkohshëm nga autoritetet e emigrimit.

Snowden kërkohet nga drejtësia amerikane për nxjerrjen e mijëra dokumenteve sekrete të Agjencisë Kombëtare Amerikan për Siguri (NSA), publikimi i të cilave ka shkaktuar përçarje në opinionin amerikan dhe botëror për mënyrën se si mblidhen informatat private.

Washingtoni i ka kërkuar autoriteteve ruse që të mos i aprovojnë kurrëfarë azili Snowden, dhe ta ekstradojnë atë për në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ai nuk “paraqet asnjë lloj heroi por se është i arratisur nga drejtësia”.

Snowden ishte ngujuar në aeroportin e Moskës, pasi fluturoi atje nga Hong-Kongu nga i cili iku nga frika se do të ekstradohej për në ShBA.
XS
SM
MD
LG